Ministria e Punëve të Brendshme njofto për risi, si pasojë e proceseve të digjitalizimit, përcjell TV21. Nga sot, në portalin kombëtar uslugi.gov.mk është në dispozicion në mënyrë elektronike një nga shërbimet më të kërkuara nga qytetarët në sportelet e MPB-së: Vërtetim për venbanim në adresën aktuale të qëndrimit.
Qytetarët mund ta gjejnë këtë shërbim direkt në linkun:
🔗 https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5737
Gjatë muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka digjitalizuar një pjesë të shërbimeve të saj për qytetarët, të cilat tashmë përdoren çdo ditë për nevoja të ndryshme, si: Aplikim për leje për armë, vërtetim për pronësi aktuale të automjeteve për persona fizikë, vërtetim për posedim të automjeteve për një periudhë të caktuar për persona fizikë, vërtetim për pronësi aktuale të automjeteve për persona juridikë, vërtetim për posedim të automjeteve për një periudhë të caktuar për persona juridikë.