10.8 C
Tetovo
E diel, 15 Mars, 2026
BallinaKronikëMPB: Një person i panjohur ka hyrë me forcë në një shtëpi...

MPB: Një person i panjohur ka hyrë me forcë në një shtëpi në Strugë dhe ka djegur disa mobilje

Më 14 mars 2026, rreth orës 15:30, në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se një person i panjohur ka hyrë me forcë në një shtëpi në lagjen “Llozha e Liqenit”, duke thyer dritaren e katit të poshtëm. Sipas policisë, në shtëpi është shkaktuar zjarr në pjesë të mobiljeve dhe sendeve të tjera.Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje ka intervenuar njësia territoriale e zjarrfikësve.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më 14.03.2026, në orën 15:30, në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se një person i panjohur, duke thyer dritaren e katit të poshtëm, ka hyrë me forcë në një shtëpi të vendosur në lagjen “Llozha e Liqenit” në Strugë dhe ka shkaktuar zjarr në pjesë të mobiljeve dhe sendeve të tjera të shtëpisë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka intervenuar njësia territoriale e zjarrfikësve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thonë nga MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments