2.7 C
Tetovo
E enjte, 29 Janar, 2026
BallinaLajmeMPB: Në komunën e Kërçovës kishte punonjës që merrnin paga pa shkuar...

MPB: Në komunën e Kërçovës kishte punonjës që merrnin paga pa shkuar në punë

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kërçovës ka ngritur kallëzim penal kundër F.D. (52) nga fshati Sërbicë e Kërçovës, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, si dhe kundër F.A. (62) nga fshati Zajas i Kërçovës, A.N. (38) nga fshati Sërbicë, H.B. (37) nga fshati Crvevci dhe B.S. (36) nga fshati Strelci, për kryerjen e veprës penale “Pastrim parash dhe të ardhurave të tjera nga aktiviteti kriminal”.

“I raportuari i parë, F.D., në cilësinë e kryetarit të komunës së Kërçovës, në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025, me vetëdije dhe me dashje ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe duke mos vepruar në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ka lidhur kontrata pune me të raportuarit e tjerë. Më pas, duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, me vetëdije u ka lejuar atyre të mos paraqiten në punë, ndërsa t’u paguhen paga, ndihma të tjera dhe kontribute nga buxheti komunal, si dhe nuk ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës pas skadimit të afatit ligjor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Si pasojë, gjatë kësaj periudhe, F.D. ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Kërçovës në shumën prej rreth 130.000 euro, ndërsa të raportuarve të tjerë u ka mundësuar përfitim të kundërligjshëm material në vlerë prej afërsisht 86.000 euro, nga të cilat secili veç e veç, për llogari personale, ka përfituar shuma të ndryshme parash, edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se mjetet janë siguruar përmes kryerjes së një vepre penale. /Nistori/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments