10.4 C
Tetovo
E martë, 25 Mars, 2025
BallinaLajmeMPB: Ndalohet çdo operacion me dron në Qytetin e Shkupit

MPB: Ndalohet çdo operacion me dron në Qytetin e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me infirmatë për  qytetarët dhe të gjithë përdoruesit e dronëve se nga ana e Agjencisë së aviacionit civil është vendosur ndalesë për kryerjen e çdo operacioni me dronë në territorin e qytetit të Shkupit, përkatësisht në sheshin Maqedonia, rrugën “Dimitrie Çupovski”, bulevardi “11 Tetori” përballë Kuvendit të RMV-së, rrugën “Filipi i Dytë”, bulevardin “Goce Dellçev” deri në bulevardin “Ilinden” dhe para Qeverisë së RMV-së.

“Operimi i paautorizuar, i pakoordinuar i këtyre dronëve jo vetëm që rrezikon trafikun ajror, por mund të shkaktojë pasoja të rënda për jetën dhe pronën e personave të tretë në tokë. Operimi i dronëve në zonat e ndaluara është bazë për fillimin e procedurës sanksionuese në përputhje me Ligjin për aviacion”, informon MPB.

Nga MPB-ja u apelojnë qytetarëve në këto ditë pikëllimi dhe dhimbjeje të madhe, në kuadër të së drejtës së garantuar me Kushtetutë për t’u mbledhur dhe për të mbajtur protestë, të njëjtat të mbahen në atmosferë të qetë, për të respektuar vendimet tashmë të marra nga institucionet shtetërore dhe për të respektuar urdhrat dhe udhëzimet e nëpunësve policorë, për të garantuar paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në vend

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments