7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMPB: Natën e kaluar, 103 persona nuk e kanë respektuar orën policore

MPB: Natën e kaluar, 103 persona nuk e kanë respektuar orën policore

Në 24 orët e fundit, Policia e shtetit ka regjistruar 103 raste për mosrespektim të orës policore, gjegjësisht ndalesës për lëvizje prej orës 21 deri në orën 5.

Nga MPB njoftojnë se 63 persona janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor, 31 persona janë paralajmëruar dhe në të njëjtën kohë janë bërë edhe nëntë procesverbale në vendin e ngjarjes. 111 qytetarë të cilët kanë hyrë në 24 orët e fundit kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

“Gjatë natës së tretë ndërmjet 24-25 marsit, në të gjithë territorin e vendit Policia ka evidentuar 103 raste të shkeljes së orës policore. Gjatë periudhës kohore prej orës 21:00-05:00, mbrëmë, 63 persona janë shoqëruar në stacionet policore, 31 të tjerë vetëm u paralajmëruan dhe 9 të fundit fletëparaqitje iu bë që në vendin e ngjarjes. Gjithashtu janë evidentuar 39 persona të cilëve u janë dhënë vendime për izolim dhe mbikëqyrje shëndetësore, si dhe 111 qytetarëve në vendkalimet kufitare u janë nënshkruar deklarata për vetizolim.”,- thuhet nga MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments