19.1 C
Tetovo
E shtunë, 21 Shtator, 2024
BallinaLajmeMPB me komunikatë: Një i vdekur dhe dy të plagosur te rruga...

MPB me komunikatë: Një i vdekur dhe dy të plagosur te rruga e “Plastikave”

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer kontroll në bulevardin “Nikola Karev”, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person dhe dy janë lënduar.

Siç informon sot Prokuroria Publike, është lëshuar urdhri për ekspertizë të gjurmëve të grumbulluara nga vendi, si dhe janë duke u ndërmarrë veprime të tjera.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se po punohet për gjetjen e autorëve. Nga aty kanë njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:40 në SVR Shkup është raportuar se në bulevardin “Nikola Karev” ka pasur të shtëna, ndërsa në ora 23:45 nga Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naum Ohri”. “- Shkup është raportuar se kanë marrë TA (24) nga Shkupi është sjellë me plagë nga arma e zjarrit.

-Në orën 23:51 nga Kompleksi i Klinikës “Nënë Tereza” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë O.B (19) dhe A.I (29), ku pas ndihmës së dhënë. 45 më 27/05/2024, A.I. ka vdekur – tha MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments