0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMPB me kallëzim penal ndaj ish ministres së Kulturës,Bisera Konstadinovska- Stojçevska.

MPB me kallëzim penal ndaj ish ministres së Kulturës,Bisera Konstadinovska- Stojçevska.

Nga MPB njoftojnë se kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurori për vepër penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” ndaj ish-ministres së Kulturës, Bisera Konstadinovska Stojçevska. Siç kumtoi sot MPB-ja, e denoncuara B.K.S., në cilësinë e zyrtarit – ministër i zgjedhur në Qeverinë e RMV-së për Ministrinë e Kulturës, me datë 19.02.2024 ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar duke mos kryer detyrën e saj zyrtare. 

“Në mënyrë që sipas Vendimit të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe Konkluzionit të Qeverisë së RMV-së për bartjen e së drejtës për rindërtim, zgjerim dhe ngritje të objektit ekzistues Salla Universale në Shkup, si dhe sipas Marrëveshjes së lidhur për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjella në mes të Qytetit të Shkupit si pronar dhe Ministrisë së Kulturës si investitor i ri, përkundër faktit se ministria ishte përgjegjëse për kryerjen e procedurave të nevojshme për dhënien e të gjitha kontratave të nevojshme për përfundimin e plotë të rindërtimit të objektit, edhe pse në përputhje me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik ishte e obliguar të zbatonte procedurë e re për prokurimin publik për zgjedhjen e kontraktorit më të favorshëm për punimet për përfundimin e rindërtimit të objekti në emër të Ministrisë së Kulturës si konsumator i supozuar me kontraktues personin juridik nga Shkupi, ka lidhur Marrëveshje për marrjen dhe kalimin e të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata për prokurim publik të punëve në vlerë prej 115.173.789 denarë, sipas të cilat ministria pretendon se ka marrë të njëjtat të drejta, obligime dhe vlerë nga marrëveshja e lidhur më parë në mes të Qytetit të Shkupit dhe të njëjtit person juridik, edhe pse e dinte dhe ishte në dijeni se marrëveshja e lidhur më parë për prokurim publik ndërmjet Qytetit të Shkupit si kontraktues dhe personit juridik si bartës për rindërtimin e objektit më 04.09.2023 ishte me afat të skaduar për kryerje të punimeve, për të cilën gjënga organi kontraktues i Qytetit të Shkupit në Sistemin elektronik për prokurim publik – SEPP me 18.09.2023 është bashkangjitur edhe Njoftimi për kontratë të realizuar dhe lënda është arkivuar në organin kontraktues Qyteti Shkupit si e përfunduar dhe si e tillë kontrata nuk paraqet akt juridikisht të vlefshëm që mund të ndërmerret, në bazë të kontratës së re të së cilës pas dy situatave të përkohshme të dorëzuara nga ana e konstraktuesit për punët e kryera, e njëjta personit juridik i ka paguar shumë prej  27.197.845  denarë, me çka i ka mundësuar personit jurifik nga Shkupi si kryerës i punëve në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi materiale në shumën e lartëpërmendur”, kumtojnë nga MPB-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments