Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë i është përgjigjur informacionit të publikuar nga Faktor.mk, në të cilin qytetarët e këtij qyteti ankohen se në qytet kanë vërejtur persona të cilët pretendojnë se janë anëtarë të një sekti.
SPB Kumanovë thotë se grupi i personave të vërejtur në Kumanovë është grup i pjesëtarëve të bashkësisë fetare hebreje.
“Këta persona i respektojnë ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë plotësisht të ligjshëm këtu dhe janë me qëndrim të përkohshëm në vendin tonë. Grupi përfshin amerikanë, kanadezë, belgë dhe qytetarë të Amerikës së Jugut, ata kanë pasaporta ose dokumente të ligjshme dhe kanë vendbanim të autorizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve që disponon Ministria e Brendshme, grupi është në lëvizje të vazhdueshme dhe pritet të largohet nga vendi ynë në ditët në vijim. SPB Kumanovë njofton qytetarët e Kumanovës se grupi i përmendur nuk paraqet ndonjë rrezik dhe apelon për tolerancë dhe solidaritet ndaj tyre, thuhet në komunikatë.