MPB Maqedoni njofton se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë kundër V.R – inspektor për krime ndërkufitare dhe migrime në Strugë për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike, energji termike ose gaz natyror”.
“Me datë 11.6.2024, punëtorët e EVN Strugë kanë konstatuar se i raportuari V.R kryen marrjen e paautorizuar të energjisë elektrike në tri faza në shtëpinë e tij në fshatin Dollogozhdë, Strugë”.
“I kallëzuari ka kryer vjedhjen e rrymës nga një shtyllë e EVN-së përmes një njehsori të instaluar në shtëpinë e babait të tij të ndjerë, nga ku kablloja e rrymës është futur në shtëpinë e tij.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale kundër V.R do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës”, njoftoi MPB.