“Deri në këtë moment nuk kemi të dhëna se Lupço Palevski ndodhet në territorin e Republikës së Bullgarisë”, kjo është përgjigjja e shkurtër nga Ministria për Punë të Brendshme të Bullgarisë në pyetjen e Alsat, se vallë policia bullgare ka informata për hyrjen e Palevskit në Bullgari përmes pikave kufitare.
Ministri i brendshëm Oliver Spasovski dje informoi se Palevski më 30 nëntor është arratisur në Beograd, dhe më pas në Bullgari, pas çka i humbet çdo gjurmë. I dyshuari i parë, sipas Spasovsit tre ditë pas kryerjes së vrasjes makabre ka braktisur vendin dhe ndodhet në arrati.