Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se intensivisht po punohet në zbardhjen dhe sanksionimin e rastit për marrjen e ryshfetit nga ana e nëpunësve të policisë në vendkalimin kufitar Bllacë.
“Departamenti për Kontroll të Brendshëm në koordinim me prokurorinë kompetente duke filluar nga mbrëmë në mënyrë intensive po punon në zbardhjen dhe sanksionimin e rastit të marrjes së ryshfetit nga ana e nëpunësve policorë në Vendkalimin Kufitar ”Bllacë”. Pas zbardhjes së rastit dhe sanksionimit të kryerësve, në mënyrë transparente do ta informojmë opinionin”, qëndron në kumtesën e MPB-së.
Televizioni Klan mbrëmë në emisionin “Stop” publikoi video në të cilën shihet si një udhëheqës i turnit në vendkalimin kufitar Bllacë merr ryshfet nga disa shtetas të Shqipërisë të cilët e kalojnë kufirin.