Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në prag të “Zgjedhjeve Lokale 2025”, po ndërmerr vazhdimisht masa dhe aktivitete në kuadër të kompetencave të saj, me qëllim zbatimin e pandërprerë dhe të sigurt të procesit zgjedhor, informojnë nga MPB.
“Në përputhje me vlerësimet e bëra dhe planet e përcaktuara në ditën e zgjedhjeve, nëpunësit policorë do të jenë të pranishëm pranë vendndodhjeve të vendvotimeve, si dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike. Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde materiale – teknike, ekipe mobile dhe punë në pika të caktuara, si dhe do të përdoret teknologji moderne – dronë për kontrollin ajror, me qëllim reagimin më të shpejtë dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të duhura në rast incidentesh”, kumtoi MPB-ja.
MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike, të kontribuojnë për një atmosferë të qetë dhe demokratike, të respektojnë udhëzimet e nëpunësve policorë dhe të përmbahen nga çdo lloj aktivitetesh që mund të prishin procesin zgjedhor.
Gjatë ditës së zgjedhjeve, MPB-ja do ta informojë opinionin në mënyrë adekuate për zhvillimin e procesit zgjedhor.