Nga MPB njoftojnë se paraditën e sotme, respektivisht rreth orës 11:40 është arrestuar Ilaz Muaremi nga fshati Gërçec i Sarajit, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ai është privuar nga liria në afërsi të shkollës në Gërçec. Sipas policisë, Muaremi kërkohej me fletarrest nga Prokuroria, për shkelje të nenit 215 të Kodit Penal.
“Muaremi, i cili po lëvizte me motoçikletë me katër rrota, ka tentuar të arratiset dhe në këtë përpjekje ka goditur një automjet zyrtar të MPB-së, por shumë shpejt është kapur nga efektivët e policisë dhe i është hequr liria. Në të njëjtën kohë, atij iu gjet edhe një armë “Walter” dhe një karikator me 15 plumba”, thonë nga MPB./tv21.tv