Pjesëtarët e Departamentit të Punëve të Brendshme dhe stafi i Ambasadës Amerikane në Shkup sot do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët emergjente.
Nga MPB bëjnë të ditur se në kuadër të skenarit të stërvitjes do të përdoren sirenat e alarmit, të cilat do të dëgjohen nga qytetarët e Shkupit.
Për shkak të realizimit të stërvitjes, do të ketë një mbyllje të përkohshme të kryqëzimit pranë Ambasadës, me ç’rast është e mundur një ndalim i shkurtër i qarkullimit.
Stërvitja do të zhvillohet në Ambasadën Amerikane.
“Qëllimi i stërvitjes së përbashkët është një koordinim më efikas ndërmjet MPB-së dhe Ambasadës Amerikane në ndërmarrjen e aktiviteteve për përballimin e situatave krize”, thuhet në njoftimin e MPB-së.