Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informon se periudha e motit relativisht të ngrohtë, do të vazhdojë edhe javën e ardhëshme.
Përgjatë luginave do të vazhdojë të ketë mjegull me intensitet të ndryshueshëm dhe temperatura ditore më të ulëta.
Të martën dhe të mërkurën do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugperëndimor.
Temperaturat maksimale javën e ardhshme do të lëvizin nga 14 deri në 16 gradë.