5.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMoti i keq në SHBA, të paktën 55 persona kanë humbur jetën...

Moti i keq në SHBA, të paktën 55 persona kanë humbur jetën brenda 2 javësh

Të paktën 55 persona kanë vdekur brenda nje periudhe dy javore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës si pasoje e temperaturave arktike, reshjeve të mëdha të borës dhe akullit në disa pjesë të vendit.

Më shumë vdekje u raportuan në Tennessee ku numri i të vdekurve shkoi ne 14, një shtet i goditur nga një stuhi e forte pjesë e ciklonit që erdhi në veri nga ana e Oregonit.Në Seattle, pesë persona humben jete kur temperaturat ranë nën zero këtë javë. Mësohet se tre prej tyre ishin të pastrehë. Në Kansas, trupi i një djali 18-vjeçar u gjet në një kanal poshtë rrugës, jo shumë larg vendit ku automjeti i tij mbeti i bllokuar në dëborë.

Në vende të tjera, si Mississippi, Portland, Oregon pati nderprerje te energjise elektrike për shkak të shtyllave të rrëzuara.

Situata me reshjet e bores u rendua edhe ne Uashington DC. Kryebashkiakja Muriel Bowser zgjati një emergjencë të rëndë moti deri të dielën dhe hapi një linjë telefonike për njerëzit e ekspozuar ndaj të ftohtit, si të pastrehët ose ata pa ngrohje në shtëpi, për t’i informuar ata për vendet ku mund te strehohen si bibliotekat dhe qendrat sportive te pajisura me ngrohje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments