www.telegrami.mk
lajmi interaktiv
Ndërsa Komuna e Tetovës ka ndërmarrë hapa konkretë duke vendosur tabela dhe shenja paralajmëruese dygjuhëshe, institucionet qendrore – Ministria e Transportit dhe Policia – vazhdojnë të heshtin. Në autostradat Tetovë–Shkup dhe Tetovë–Gostivar, një pjesë e sinjalistikës rrugore ende mbetet vetëm në gjuhën maqedonase, duke shpërfillur përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe duke zbuluar një standard të dyfishtë institucional.
Mungesa e tabelave dygjuhëshe në autostradat Tetovë–Shkup dhe Tetovë–Gostivar nuk është çështje teknike, por dështim politik. Përderisa Komuna e Tetovës ka vepruar, Ministria e Transportit nëpërmes Rrugët e Maqedonisë,dhe Policia kanë zgjedhur mosveprimin, duke e lënë gjuhën shqipe jashtë sinjalistikës rrugore dhe duke shkelur parimin e barazisë gjuhësore.
Ndërsa Komuna e Tetovës ka vendosur tabela dhe shenja paralajmëruese dygjuhëshe në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve zyrtare (Ligji nr. 24/2001), Ministria e Transportit dhe Policia e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të mos zbatojnë të njëjtin ligj. Në autostradat Tetovë–Shkup dhe Tetovë–Gostivar, një pjesë e tabelave dhe sinjalistikës rrugore është ende vetëm në gjuhën maqedonase, duke shkelur të drejtën zyrtare të përdorimit të gjuhës shqipe dhe duke treguar një mosveprim të qëllimshëm të institucioneve qendrore…www.telegrami.mk
