11.4 C
Tetovo
E hënë, 18 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMosmarrëveshjet Shkup-Sofje, ZAEV paralajmëron se nuk do të “lëshohet pe”.

Mosmarrëveshjet Shkup-Sofje, ZAEV paralajmëron se nuk do të “lëshohet pe”.

“BE-ja nuk do të ishte aspak evropiane nëse do të lejojë që gjuha të bëhet pengesë për të ardhmen evropiane të vendit”. Ky është qëndrimi i prerë i zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Ai i përçoi porosi edhe Sofjes: pa respekt të ndërsjellë, nuk mund të ketë as miqësi mes dy vendeve.

Nëse BE-ja lejon kjo të bëhet pengesë, nuk do ta meritojë mbiemrin “evropian”. Nuk e di nëse mund të besojmë në një Bashkim Evropian. Nuk ka miqësi, pa respekt të ndërsjellë. Të gjithë që e duan popullin maqedonas për mik, duhet ta pranojnë kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim. Flasim gjuhë maqedonase. Askush tjetër në botë, as shtet fqinj apo i largët, as bashkësia ndërkombëtare, sot nuk mund të na përzihet në të drejtën tonë për vetë-përcaktim!”-pohoi Nikolla Dimitrov, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Nga ana tjetër, Kryeministri, Zaev tha se përdorimi i gjuhës maqedonase është ndërkombëtarisht i garantuar, në këtë drejtim nuk mund të lëshohet pe, qoftë edhe nëse rrezikojmë fillimin e negociatave me BE-në. Ndërsa u shpreh optimist se do të gjendet zgjidhje për historinë e përbashkët.

Ajo që është propozuar nga ana e tyre, nuk është as fqinjësi e mirë, as vëllazërore e as evropiane. Nëse mbetet ashtu, duhet ta përgatisim popullin tonë maqedonas se ka mundësi të mos mbahet konferenca e parë ndër-qeveritare, që e presim në dhjetor”-tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Dimitrov e Zaev me deklaratat e tyre iu kundërpërgjigjën kryeministrit dhe kryediplomates bullgare, Borisov e Zaharieva, të cilët dy ditë më parë thanë se Shkupi nuk mund ta vazhdojë rrugën drejt BE-së, nëse me Sofjen deri më 10 nëntor nuk arrin kompromis për gjuhën maqedonase dhe historinë e përbashkët. Ndryshe, për tejkalimin e dallimeve është paralajmëruar edhe takim mes kryeministrave. Ndërsa komisionet e ekspertëve të dy vendeve do të ulen në tryezë të përbashkët më 15 dhe 16 tetor, në Shkup, për ta diskutuar veçanërisht çështjen e heroit të popullit maqedonas, Goce Dellçev, i cili sipas pretendimeve të politikës dhe historisë së Sofjes ka rrënjë identitare etnike bullgare.

/Alsat-M/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments