Ministria ruse e mbrojtjes tha në një deklaratë se forcat ruse kishin marrë nën kontroll termocentralin bërthamor të Çernobilit “për ta mbrojtur atë”.
Në deklaratë thuhet se ata kishin marrë Çernobilin për të siguruar që “grupet nacionaliste dhe organizatat e tjera terroriste nuk mund të përdorin situatën në vend për të provokuar një provokim bërthamor”.
Rusët pretendojnë se nivelet e rrezatimit në zonën përreth Çernobilit janë “normale” dhe shtojnë se “stafi vazhdon të monitorojë nivelin e rrezatimit”.
Kujtojmë se forcat ruse pushtuan dje centralin famëkeq bërthamor të Çernobilit. Në rrjetet sociale është shfaqur një video, autenticiteti i së cilës është konfirmuar, i tankeve ruse përpara termocentralit.