10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMoska reagon pasi Turqia u pajtua për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës...

Moska reagon pasi Turqia u pajtua për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, kërcenon nordikët

“Rusia është një fuqi aq e fuqishme sa që pranimi i Suedisë dhe Finlandës në paktin e NATO-s nuk është i rëndësishëm në një kuptim strategjik global”.

Këtë deklaratë e bëri për RIA Novosti, Andrej Klimov, kreu i komisionit të Këshillit të Federatës ruse për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror.

“Rusia është një forcë aq e fuqishme ushtarake dhe politike sa që këto vende nuk kanë asnjë rëndësi në kuptimin strategjik global”, tha Klimov.

Ai theksoi se pjesëmarrja e fqinjëve veriorë të Rusisë në aleancë “nuk do të përmirësojë” marrëdhëniet e tyre me Moskën.

Në të njëjtën kohë, edhe Suedia edhe Finlanda kanë pasur përfitime të caktuara nga neutraliteti i tyre dhe me forcimin e infrastrukturës ushtarake në territorin e tyre “do t’i krijojnë probleme vetes”, tha Klimov.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se sa shpejt Suedia dhe Finlanda mund të anëtarësohen në NATO, Klimov vuri në dukje se “shpejtësia me të cilën po arrihet ky qëllim duhet t’i shqetësojë ata”.

Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Suedisë dhe Finlandës nënshkruan sot një memorandum për zgjerimin e NATO-s në këto dy vende.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments