8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMoldavia ndalon përdorimin e simboleve të agresionit rus

Moldavia ndalon përdorimin e simboleve të agresionit rus

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka nënshkruar një ligj që ndalon përdorimin e fjongos së Shën Gjorgjit, një simbol me ngjyrë të zezë dhe portokalli që ushtrisë ruse që simbolizon patriotizmin rus dhe agresionin kundër Ukrainës, si dhe simbolet “Z” dhe “V” që janë vendosur në makinat ushtarake ruse që po marrin pjesë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Sandu ka mbështetur këtë ligj. Sipas ligjit, personat që përdorin këto simbole mund të gjobiten të paktën me 49 dollarë.

Ish-presidenti moldav, Igor Dodon, ka kritikuar Sandun për nënshkrimin e këtij ligji, duke thënë se ajo po “lufton simbolet në vend të varfërisë”.

Dodon u zotua se do të organizojë Marshin e Fitores më 9 maj, ditë që në Rusi dhe në disa shtete ish-sovjetike festohet çdo vit, por viteve të fundit është shndërruar në mjet për propagandën ruse për të justifikuar agresionin kundër Ukrainës, veçmas për aneksimin e Krimesë nga Moska më 2014 dhe për mbështetjen e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Muajin e kaluar, Sandu nënshkroi aplikimin zyrtar të Moldavisë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Edhe Parlamenti i Lituanisë ka miratuar një ligj të ngjashëm më 19 prill që ndalon përdorimin e fjongos së Shën Gjorgjit, si dhe të simboleve “Z” dhe “V”.

Javën e kaluar, ligjvënësit ukrainas po ashtu ndaluan që simbolet ruse të përdoren në vende publike, në reklama, rroba, media dhe rrjetet sociale. /REL/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments