11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMobilizimi ushtarak i Serbisë afër kufirit, Shtëpia e Bardhë jep detaje të...

Mobilizimi ushtarak i Serbisë afër kufirit, Shtëpia e Bardhë jep detaje të bisedës këshilltarit të Biden me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur një bisedë telefonike me këshilltarin për Siguri Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan.

Shtëpia e Bardhë ka dalë me një njoftim lidhur me bisedën, në njoftim thuhet se Sullivan ka shprehur shqetësim lidhur me mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

Ai ka përmendur vendimin e fundit të NATO’s për të shtuar prezencën në Kosovë, derisa ka thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në gjithë vendin.Ndihmësi i Presidentit për Çështje të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan ka biseduar sot në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Z. Sullivan përcolli ngushëllimet për humbjen e policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të ndodhura më 24 shtator. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën. Ai vuri në dukje vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët tanë për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij. Gjithashtu, z. Sullivan dhe kryeministri Kurti diskutuan për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin z. Sullivan theksoi se është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Për këtë telefonatë, ka njoftuar mbrëmë edhe vetë Kurti. Kurti ka thënë se e ka falënderuar atë për mbështetjen për sigurinë kufitare të Kosovës dhe që kërkojë rritje të mbështetjes kundër planeve të Serbisë për luftë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se e ka siguruar këshilltarin e Joe Biden për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi i Kosovës për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundshëm.

Ndryshe, edhe Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne po monitorojmë një dislokim të madh serb përgjatë kufirit me Kosovën që paraqet një pjesëmarrje të paprecedent të artilerisë serbe, tanke dhe njësi të këmbësorisë. Ne besojmë se ky është një zhvillim shumë destabilizues. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë këto forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimin [e grumbullimit të trupave ushtarake serbe] nuk mund ta them tani”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments