22.3 C
Tetovo
E shtunë, 14 Qershor, 2025
BallinaLajmeMMPT akuzoi Bilall Kasamin për Pi-aR para zgjedhor në lidhje me shpërndarjen...

MMPT akuzoi Bilall Kasamin për Pi-aR para zgjedhor në lidhje me shpërndarjen e vauçerëve

Lëvizja “Më mirë për Tetovën” ka kritikuar komunën e Tetovës për shpërndarjen e vauçerëve për qytetarët në gjendje të rëndë ekonomike, duke e cilësuar këtë veprim si të motivuar nga interesat elektorale.

Sipas tyre, udhëheqësia komunale po përpiqet të përmirësojë imazhin në prag të zgjedhjeve lokale, pasi më parë ka rritur ndjeshëm çmimet e shërbimeve bazë si uji, tatimi në pronë dhe pagesa për mbeturina.“Qëllimi nuk është të ndihmohen ata që kanë nevojë por qëllimi është të për të bërë PR para zgjedhjeve lokale, për shkak se po e njëjta komunë hipi 50% tatimin në pronë, e hipi 100% çmimin e ujit që është diçka elementare dhe hipi 200 % pagesën për mbeturina dhe në këtë krizë ekonomike rëndon shumë xhepin e qytetarëve dhe po të njëjtit persona që udhëheqin komunën e Tetovës janë edhe në qeveri dhe ne kemi pritur nga ata bëhet ndonjë veprim që është i qëndrueshëm dhe jo momentale dhe që le të dyshojmë se qëllimi nuk është të ndihmojë ata që kanë nevojë por qëllimi është që të bëhet PR në periudhën para zgjedhore”, u shpreh Elmedina Abdullai – OJQ “Më mirë për Tetovën”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments