Çmimorja e re e NPK “Sharri” parasheh një çmim prej 51,850 denarësh (843 euro) për orëmatësit e rinj digjital në banesat kolektive.
Ky çmim, i cili është shumë i lartë në krahasim me çmimet që gjenden në treg, është caktuar pa u kryer procedurë e prokurimit publik.
Mbetet të shohim se cila do të jetë firma që do të furnizojë NPK “Sharri” me orëmatës digjital dhe sa do të jenë çmimet për shtëpitë individuale.
A përgatitet terreni për privatizimin e NPK “Sharri”, ashtu siç u veprua në rastin me “Saubermacher”?
