Mjekët apelojnë që të gjithë fëmijët të pranojnë vaksinën BSG e cila është kundër tuberkulozit. Sipas drejtorit të Institutit të Tuberkulozit, Dimitar Karkiniski fëmijët janë kategoria më e rrezikuar nga tuberkulozi, kjo pasi sëmundja transmetohet lehtë. Imun ndaj kësaj bakterie nuk janë as të rriturit të cilët gëzojnë imunitet më të fortë. Për këtë rekomandohen vizita më të shpeshta tek mjeku.
“Fëmijët absolutisht duhet të vaksinohen pasi vaksinimi për tuberkulozen i mbron më së shumti fëmijët, sepse ata janë më të ndjeshëm ndaj tuberkulozes dhe i mbron nga format e rënda të tuberkulozes. Gjithashtu edhe të moshuarit i mbron nga format e rënda, por ashtu siç plakemi imuniteti nga vaksinimi ulet, kështu që nuk do të thotë se nëse jemi të vaksinuar kundër tuberkulozit nuk do të sëmuremi”, tha Dimitar Karkinski, drejtor i Institutit të Tuberkulozit.
Përveç tuberkulozes së mushkërive, tuberkulozi mund të përhapet edhe në organet tjera. Në Maqedoni të Veriut ka pak raste të evidentuara të tuberkulozit jo respirator.
“Kemi tuberkulozë të mushkërive dhe tuberkulozë jashtë mushkërive e cila i prek pothuajse të gjitha organet. Më së shumti kemi tuberkulozë të kockave, tuberkulozë të qendrës nervore, mund të paraqitet tuberkulozë e lëkurës, tuberkulozë e zorrës, të veshakëve. Të gjitha këto japin disa simptoma të caktuara të cilat nuk janë të njëjta sikurse tuberkulozi e mushkërive”, shtoi Dimitar Karkinski, drejtor i Institutit të Tuberkulozit.
130 deri në 160 persona në vit preken nga tuberkulozi ndërsa gjashtë deri në 15 persona humbin jetën, ndërsa shërimi nga tuberkulozi zgjatë gjashtë deri në nëntë muaj.