1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMjekët amë në Maqedoni janë në grevë, nga e hëna Shoqata e...

Mjekët amë në Maqedoni janë në grevë, nga e hëna Shoqata e Mjekëve Shqiptarë nuk e përkrah

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë, bashkë me shoqatën e përgjithshme të mjekësisë familjare me seli në Shkup, nuk do të përkrahin grevën e paralajmëruar për ditën e hënë nga mjekët amë.

Mjeku Bekim Ismaili, thotë se përkrahje nuk do ketë pasi e njëjta shoqatë nuk është koordinaur më të gjithë shoqatat, dhe sipas tij duhet të ju jepet kohë institucioneve shëndetësore që sa më shpejtë ti marrin parasysh kërkesat emergjente që ka mjekësia primare.

“Mos koordinimi dhe kosultimi siç duhet, i krejt shoqatave ka sjellë në atë, që vetëm një numër i mjekëve, nuk dua të përmendi numra, do ta përkrahin grevën, do të hynë në grevë tre ditët e ardhshme që i përmendët ju. Kurse një pjesë tjetër nuk do futen në grevë, për arsye të mos koordinimit që kemi pasur, dhe një arsye tjetër është që ti japim kohë Ministrisë së Shëndetësisë, organeve tjera, Fondit për shëndetësi, që ti marrin parasysh kërkesat dhe nevojat emergjente që i kemi në mjekësinë primare”, tha mjeku Bekim Ismaili.

Ismaili thotë se edhe kërkesat tona janë që të këtë ndryshim rënjësor në ligjin për mjekësinë primare. Ai më tej shton se ndryshimi duhet të filloj nga regjistrimi i barnave për pacient, që për momentin sipas tij mjekët amë janë të kufizuar, dhe për një nënshkrim pacientët presin me orë të tëra ku një gjë të tillë mund të nënshkruaje edhe mjeku amë.

“Fillimisht kërkojmë të bëhët ndryshimi i regjsitrimit të barnave, pasi ne e dimë se jemi kompetentë për të trajtuar hiper-tensionin, apo distrebetemin, por për arsye byrokratike, detyrohemi që pacientët tanë ti dërgojmë në pjesën sekondare apo terciale, që të na sigurojnë një vërtetim. Ne kërkojmë që të ketë edhe ndryshim të modelit të pagesave, që sistemi shëndetësor të siguroj një pagë solide minimale për një ekip, për një mjek dhe një motër dhe pjesa tjetër të jetë variabile, varësisht punës dhe pacientëve që do kenë dhe mjekët të kenë një rrogë solide”, u shpreh Ismaili.

Ismali më tej shton se nëse Qeveria nuk miraton ndryshime në ligjin për mjekësinë primare dhe nuk do i stimulon mjekët e rinjë me rroga solide, atëhërë edhe këto pak mjekë që janë do kërkojnë zgjidhje në shtetet perëndimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments