Shkencat mjekësore do të studiohen edhe në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, i cili mbështetet nga kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Ministria e Arsimit ka konstatuar se janë plotësuar kushtet, ndërsa mendim pozitiv kanë dhënë edhe Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë dhe Bordi i Akreditimit.
Deri më tani ky universitet ka fakultetin e shkencave ekonomike, fakultetin juridik, fakultetin e teknologjisë së informacionit dhe shkencave politike.