Edhe pse të rinj në moshë, këtë vit, rrugës së pelegrinazhit, ia mësynë shumë intelektual me ze të trojeve shqiptare.
Në mesin e atyre që këtë vit realizuan njërin nga pesë kushtet e fesë myslimane, në fotografi shfaqen edhe Arbër Hajdari i fondacionit Fundjavë Ndryshe, krah të cilit, shihet edhe kardiologu më me zë i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Valon Asani, i cili përveç që është një profesionist i përkushtuar në kardiologji intervente, ai njihet edhe si humanist i madh i trojeve tona.
Përveç Hasanit dhe Hajdarit, në foto e publikuara në rrjetet sociale, duket edhe Seladin Xhezairi, një gazetar në pension, ose ndryshe, një opinionit i cili jo rrallë din të godasë gjarprin në kokë.
Por, përse, në moshë kaq të re, Hasani dhe Hajdari zgjodhën për kryejnë kushtin e pestë të Islamit, Haxhin, i cili dihet mirëfilli se ka kushte të duhura që pas kryerjes së këtij pelegrinazhi duhet të mbahen. Asani në këtë pyetje është përgjigjur se, e gjitha që duhet bërë pas kthimit nga Haxhi është ajo njerëzorja që ai dhe miku i tij Hajdari dhe Xhezairi, kanë bërë gjithë karrierës.
Interesant është fakti se viteve të fundit, kushtin e kryerjes së Haxhit, personalitete me famë në gjithë shqiptarinë zgjedhin ta kryejnë në moshe fare të re, që më parë nuk ka qenë zakon…