10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMitsotakis paralajmëron takim me Ramën: Betimi i Belerit, kusht për integrimin e...

Mitsotakis paralajmëron takim me Ramën: Betimi i Belerit, kusht për integrimin e Shqipërisë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet tha për mediat se çështja e Belerit duhet të zgjidhet sa më shpejt.

Ai u shpreh se do të flasë me Ramën për t’i kërkuar betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.

“Fatkeqësisht në muajt e fundit Shqipëria ka bërë hapa pas në respektimin e të drejtës dhe këtu i referohem rastit të kryetarit të zgjedhur të Himarës që ka pesë muaj që ndodhet në burg. Dua të theksoj respektin tim për pavarësinë e drejtësisë shqiptare. Nuk dua të ndërhy në punë e saj, por dua të theksoj se Fredi Beleri ka të drejtë të betohet edhe si i paraburgosur sepse këtë e parashikon ligji shqiptar”.

“Është e rëndësishme që Beleri të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës që të largohet kjo hije që ndikon mbi marrëdhëniet greko-shqiptare. Zgjidhja e kësaj teme është një kusht i domosdoshëm që Greqia të bije dakord për nisjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shpresoj dhe lutem që ky problem të zgjidhet në vazhdën e frymës së mirë të bashkëpunimit që të mos ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka thënë Mitsotakis./tvklan.al/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments