4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMiteva-zëdhënëse në Qeveri: Rritja e paralajmëruar e pagave në arsim realizohet, paga...

Miteva-zëdhënëse në Qeveri: Rritja e paralajmëruar e pagave në arsim realizohet, paga e tetorit është rritur për 5%, rritja e pagave vazhdon deri në minimum prej 46%

Me Qeverinë e re, mësimdhënësit fillojnë të ndihen të sigurt dhe të motivuar për të vazhduar me punën e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së mësimit dhe për vazhdimësinë në krijimin e gjeneratave të reja dhe të mirëpërgatitura.

Rritja e parë e pagave që ishte paralajmëruar ka filluar të realizohet. Paga e tetorit, e cila do të paguhet këtë muaj, është rritur për 5%. Po rritet stabiliteti i tyre ekonomik, si rezultat i marrëveshjes së arritur mes Qeverisë dhe Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, muajin e kaluar, e cila parashikon rritje kumulative të pagave të mësimdhënësve nga 46 deri në 60% në katër vitet e ardhshme, dhe kjo do të varet nga niveli i inflacionit.

Nga marsi i vitit të ardhshëm do të ketë rritje të re prej 7%, për të cilën, në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2025 janë parashikuar bllok dotacione më të mëdhaja ndaj komunave prej 1 miliardë e 500 milionë denarë, krahasuar me bllok dotacionet të këtij viti. Në vlerë absolute, bllok dotacionet për vitin 2025 do të arrijnë pothuajse 24 miliardë denarë.

Më lejoni të rikujtoj gjithashtu se këtë vit, me ribalancin e buxhetit janë siguruar 900 milionë denarë shtesë për të mundësuar pagesën e rregullt të pagave në arsim. Qeveria e mëparshme e kishte shpenzuar plotësisht buxhetin për këtë qëllim. Por, kjo është në të kaluarën. Gjendja po ndryshon dhe gradualisht po kthehet dinjiteti i mësuesit dhe vlera e tij në shoqëri. Do të ketë kujdes edhe më të madh, jo vetëm për standardin ekonomik, por edhe për kushte më të mira pune dhe zhvillim të vazhdueshëm karriere dhe profesionale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments