3.7 C
Tetovo
E diel, 23 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMiteva: Kthimi i TVSH-së po vijon pa pengesa, brenda afateve

Miteva: Kthimi i TVSH-së po vijon pa pengesa, brenda afateve

Edhe përkundër raportimeve për vonesa në pagesat ndaj qytetarëve nga kthimi i Tatimit të Vlerës së Shtuar, me skanim të kuponëve fiskalë, nga qeveria thonë se kthimi po bëhet me rregull, përcjell TV21. Zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva në konferencën e sotme për shtyp tha se kthimi i TVSH-së po bëhet brenda afatit.“Kthimi po ndodhë rregullisht, ndoshta të gjitha ato, do të thosha mungesa eventuale ose vonesa po tejkalohen në afat. Megjithatë do të më lejoni të kontrollojë me Ministrinë e Financave dhe me Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Të shohim nëse bëhet fjalë për ndonjë gjendje tjetër, por nga informatat që i kam, kthimi i TVSH-së po vijon pa pengesa”, tha mes tjerash Marija Miteva, zëdhënëse e qeverisë./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments