6.5 C
Tetovo
E premte, 23 Janar, 2026
BallinaLajmeMite Stefovski në krye të këshillit të Komunës së Strugës-VMRO-DPMNE: Fund etnocentrizmit

Mite Stefovski në krye të këshillit të Komunës së Strugës-VMRO-DPMNE: Fund etnocentrizmit

Dega e VMRO-DPMNE në Strugë ka reaguar pas konstituimit të Këshillit të Komunës, duke e cilësuar këtë zhvillim si fund të etnocentrizmit dhe fillim të një kapitulli të ri për qytetin.Mendi Qyra dhe VLEN lëshuan pe përballë VMRO-DPMNE-së dhe nga sot Mite Stefovski nga partia e Mickoskit është kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Strugës. VMRO-DPMNE për më shumë se dy muaj insistonte që kryetari i këshillit të jetë nga radhët e saj, në të kundër kërcënonte me largim nga koalicioni me VLEN në nivel lokal. Përveç dhjetë këshilltarëve të VLEN-it dhe VMRO-së, votuan edhe tre këshilltarët nga lista e ish-kreut të Strugës Ramiz Merko, si dhe këshilltari nga “E Majta”. Stefovski premtoi punë në përputhje me rregulloren dhe ligjet. Ai nuk deshi të komentojë se çfarë qëndron pas mbështetjes nga lista e Merkos.

„Nuk do të përgjigjem në komente të tilla. Siç e patë, mbështetja erdhi nga shumë grupe të ndryshme, parti, këshilltarë të pavarur, përfaqësues të partive që nuk janë në asnjë marrëdhënie koalicioni. Megjithatë, vetëdija dhe përgjegjësia për të zhbllokuar punën e Këshillit mbizotëruan mbi interesat e ngushta partiake dhe kësaj here duhet të vazhdojmë me punë normale, sepse qytetarët e presin këtë nga ne”, deklaroi Mite Stefovski – kryetar i Këshillit të Komunës së Strugës.

Sot të gjithë struganët panë qartë se në Këshillin e Komunës së Strugës dhe në vetë komunën funksionon koalicion i ri mes VMRO-së, partisë “E Majta”, VLEN-it dhe të ashtuquajturës “Lista Merko”, akuzuan nga grupi i këshilltarëve të AKI.

Nga VLEN mohojnë se ekziston ndonjë marrëveshje e fshehtë.
Pas zgjedhjes së kryetarit u miratuan edhe pikat e tjera, ndër të cilat edhe buxheti për vitin 2026. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments