Vazhdon paqartësia për çështjen e vendndodhjes së Artan Grubit. A është në Kosovë, Shqipëri apo në një vend krejtësisht tjetër? Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarit për vendndodhjen e Artan Grubit, u përgjigj që nuk ka dëshirë të spekulojë.
Edhe zëvendëskryeministri Izet mexhiti tha se vendndodhja e Grubit mund të jetë Shqipëria ose Kosova.
Ekipi i TV21 ishte në Tiranë dhe rrugës u ndal në dy pika karburanti ku pyetëm punonjësit në pompat e benzinës, na thanë se e kishin parë duke përdorur tualetin.
Nga ana tjetër, TV21 në një bisedë informale me institucionet në Tiranë mësoi jozyrtarisht se hyrja formale e Grubit në Shqipëri nuk është regjistruar.
Nga disa institucione me të cilat folëm në Tiranë, na thanë se nuk është mirë të spekulohet për praninë e Grubit në Shqipëri, sidomos duke pasur parasysh rrezikun e prishjes së marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe koalicionit VLEN. /TV21