Për tre ditë, respektivisht më 19 qershor, ekipi vëzhgues i OSBE/ODIHR do të arrijë në vend, i cili do të jetë i gatshëm për punë prej 22 qershorit, deklaroi për MIA-n, zëdhënësja e OSBE/ODIHR, Katja Andrush. Ajo theksoi se ODIHR do të vendosë Mision të posaçëm për vlerësimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 15 korrik, pasi që dje LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja i harmonizuan pozicionet e tyre, përcjell Koha.mk
Misioni përbëhet nga shtatë ekspertë, të cilët do të akomodohen në Shkup dhe do të monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor nga kryeqyteti. “Misioni do të vlerësojë me kujdes shkallën në të cilën mbahen zgjedhjet në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike, si dhe në përputhje me legjislacionin kombëtar”, thotë Andrush.
Para shpërthimit të pandemisë Kovid-19, Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) paralajmëroi 250 vëzhgues afatshkurtër në ditën e zgjedhjeve, si dhe përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, si dhe vëzhguesit e vet afatgjatë. Andrush për MIA-n tha se ata ishin të detyruar të pezullonin këtë mision vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut për shkak të kufizimeve të udhëtimit, por edhe për shkak të shqetësimeve shëndetësore, që u shfaqën si rezultat i koronavirusit.
“Shëndeti i kolegëve tanë është gjithmonë prioritet. Shqetësimet për sigurinë, si dhe kufizimet e zgjatura në udhëtimet ndërkombëtare dhe kufizimet e hyrjes në vendet ku mbahen zgjedhje, paraqesin sfida për të gjitha aktivitetet tona të lidhura me zgjedhjet dhe, mbi të gjitha, për krijimin e vëzhguesve afatgjatë dhe afatshkurtër të dërguar drejtpërdrejtë nga vendet anëtare të OSBE-së”, thekson Andrush. Ai theksoi se, si gjithmonë, vëzhguesit e OSBE-së do të bashkëpunonin ngushtë me autoritetet e vendit gjatë procesit të zgjedhjeve. OSBE/ODIHR dërgon Mision të posaçëm për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare me ftesë të Qeverisë së RMV-së, ndërsa, të dielën Misioni kumtoi se kishte shpallur konkurs për të punësuar ekspertë nga fusha të ndryshme për të monitoruar procesin e zgjedhjeve. Konkursi përfundon sot dhe në të kërkohet shef i Misionit në Maqedoninë e Veriut dhe zëvendësi i tij, analist politik dhe zgjedhor, si dhe një analist për regjistrimin e votuesve, këshilltar ligjor dhe mediatik. Misioni do të zgjasë tre javë.