0.8 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMirjana Najçevska: BDI është një bandë kriminale që i mbajnë të robëruar...

Mirjana Najçevska: BDI është një bandë kriminale që i mbajnë të robëruar të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë

BDI është  organizIm mafioz dhe në krye të tij është një kumbar  i Ali Ahmetit, i cili poshtëron, ndëshkon ose shpërblen vartësit e tij.

BDI është një bandë kriminelësh që i mbajnë të robëruar të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, transmeton frontline.mk

Veprimet e tyre reduktohen në dy lloje aktivitetesh, ka shkruar profesoresha Mirjana Najçevska në profilin e saj në fejsbuk.

1. Së pari, aktivitete që synojnë drejtpërdrejt benifite personale dhe fitime duke legalizuar vjedhjen, mashtrimin, reketimin, diskriminimin, degradimin e mjedisit, korrupsionin, kërcënimet,…

Çdo post ministror, ​​çdo drejtori, çdo ambasador, çdo kryetar komune, çdo deputet… i nënshtrohen blerjes dhe shitjes, kanë një çmim dhe detyrime të paracaktuara ndaj kreut të bandës kriminale.

2. Së dyti, aktivitete për ngritjen e mjegullave për të fshehur vjedhjet, mashtrimet, sulmet , diskriminimin, shkatërrimin e mjedisit, korrupsionin, kërcënimet,…

Secila deklaratë nacionaliste ose arritje të supozuar të më shumë të drejtave gjuhësore, kulturore ose identitare për shqiptarët në Maqedonia është thjesht pluhur në sytë e të njëjtëve njerëz, në mënyrë që të mos shihen kur vjedhin, mashtrojnë, rekrutojnë , diskriminojnë, korruptojnë, kërcënojnë dhe shkatërrojnë mjedisin në të cilin ata jetojnë.

Aktualisht Kuvendi nuk ka kryetar, por një “potrçko” të Ali Ahmetit, i cili po i shërben kumbarit, duke i dhënë ujë, duke ndezur cigare, duke copëtuar ushqimin e tij në një pjatë dhe ndoshta duke larë këmbët (ky i fundit ende nuk është bërë publike).

Qytetarët e Maqedonisë nuk do dalin nga pisllëku në të cilin ndodhen, për aq kohë sa BDI ka ndikim në qeverisjen e shtetit dhe në vendimmarrjen nga një pozicion udhëheqës./fol.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments