-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMirela Kumbaro ministresha e MTM / 7.5 milionë turistë të huaj vizituan...

Mirela Kumbaro ministresha e MTM / 7.5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë vitin e kaluar

Ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se vitin e kaluar Shqipërinë kanë vizituar 7.5 milionë turistë të huaj.

Sipas saj, numri i tyre është më i lartë për 1.9 milionë krahasuar me vitin 2021 dhe 18 për qind më shumë se viti 2019, i cili deri më tani mbante rekordin e frekuentimit.

Kumbaro theksoi se përveç fluksit në rritje të vizitorëve, interesante janë edhe të dhënat për gjeografinë apo vendet nga vijnë turistët.

– Kemi 85 për qind më shumë vizitorë se Anglia, 3,7 herë më shumë se Spanja, dy herë më shumë se Sllovenia, tre herë më shumë vizitorë nga Holanda, 84 për qind nga Turqia; dy herë nga vendet nordike dhe sigurisht mysafirët nga Kosova që janë shtylla jonë më e fortë, thotë Kumbaro.

Ajo shtoi se vizitorët nga Ballkani, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi shfaqin të njëjtin trend, ndërsa numri i turistëve nga Rumania, Kroacia dhe Bullgaria është rritur me mbi 50 për qind.

– Faleminderit pafund për të gjithë sektorin e turizmit dhe përveshni mëngët për këtë vit. Ne kemi detyrimin më të madh për të ofruar cilësi maksimale në shërbim, thekson Kumbaro

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments