5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Mirë se vini në Republikën e Kosovës!”, slogani kundër-protestues u vendos para...

“Mirë se vini në Republikën e Kosovës!”, slogani kundër-protestues u vendos para gazetarëve

Përderisa Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bashkë me gazetarë nga shumë media po protestonin kundër vendimit të MINT-it për heqjen e licencës biznesore televizionit “Klan Kosova”, disa persona vendosën një slogan para Teatrit Kombëtar”, ku shkruhej: “Mirë se vini në Republikën e Kosovës”.

Një slogan i tillë u shkrua pasi marrja e licencës së biznesit të “Klan Kosova”, sipas MINT, u bë për shkak të dokumenteve regjistruese që e paraqitnin Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ndërkohë, edhe një qytetar tjetët bëri anti-protestë duke e mbajtur banerin “Gjakovë-Kosovë, Pejë-Kosovë”, ndërkohë që i kishte vënë një X emrave “Djakovica, Srbija” dhe “Pec, Srbija”.

I njëjti tha se “disave nuk iu pëlqeu fjala ime e lirë dhe një gazetare ma mori parullën nga dora dhe e shqyi atë”.

“Pra, fjala e lirë nuk po i pëlqen këtyre që po thirrin për ‘fjalë të lirë’”, shkroi ai në Facebook. /21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments