2.2 C
Tetovo
E premte, 27 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMiratohet koncepti “Aleanca e Re”, Fetai autorizohet të zhvillojë negociatat për themelimin...

Miratohet koncepti “Aleanca e Re”, Fetai autorizohet të zhvillojë negociatat për themelimin e VLEN-it në një parti

Nga partia e Arben Fetait pas mbledhjes të strukturave, njoftojnë se Kuvendi për themelim ka miratuar konceptin “Aleanca e Re”, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur është një hap strategjik drejt një strukturimi politik më të fuqishëm dhe me të unifikuar. Tutje njoftojnë se janë pezulluar të gjitha organet aktuale si dhe është shpallur një moratorium i përkohshëm në të gjitha aktiviteteve partiake.

Mes tjerash bëhet e ditur se Arben Fetai është autorizuar që të zhvillojë negociatat për themelimin e VLEN-it në një parti politike.Kumtesa e plotë

Strukturat e ASH-së brenda koalicionit VLEN, përfshirë Këshillin Koordinues, koordinatorët e degëve, funksionarët dhe mandatarët e zgjedhur, mbajtën sot mbledhjen për Kuvend themelues.

Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet politike në vend dhe nevoja urgjente për të avancuar veprimin politik, me synim forcimin dhe konsolidimin e përfaqësimit efektiv të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë qëllim, Kuvendi për themelim miratoi konceptin “Aleanca e Re” si hap strategjik drejt një strukturimi politik më të fuqishëm dhe më të unifikuar.

Në frymën e riorganizimit dhe forcimit të brendshëm, u vendosën:Pezullimi i menjëhershëm i funksionimit të të gjitha organeve aktuale deri në një vendim të ri;

Shpallja e një moratoriumi të përkohshëm në të gjitha aktivitetet partiake.

Me shumicë votash, Kuvendi për themelim autorizoi kryetarin, z. Arben Fetai, që të zhvillojë negociatat e mëtejshme në kuadër të lidershipit të VLEN-it, me synim themelimin e VLEN-it si parti politike, në përputhje me vlerat dhe parimet e dakorduara deri më sot.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments