-0.2 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistrja e MASH-it,Janevska fajëson shkollat e Tetovës për mungesën e 20 mijë...

Ministrja e MASH-it,Janevska fajëson shkollat e Tetovës për mungesën e 20 mijë librave

Mungesa e rreth 20 mijë librave shkollorë në Tetovë, të cilat nxënësit detyrohen t’i fotokopjojnë, për Ministren e Arsimit, Vesna Janevska, është një keqkuptim i madh.

Sipas saj shkollat e komunës së Tetovës nuk i kanë paraqitur në Ministrinë e Arsimit deficitet e librave dhe shton se fajtore janë vetë shkollat të cilat i kanë kursyer prindërit e nxënësve që i kanë dëmtuar tekstet shkollore, e për të cilat nuk kanë paguar.

Sipas të dhënave të Komunës së Tetovës këtë vit shkollor mungojnë 18,200 tekste në gjuhën shqipe, 2,700 në gjuhën maqedonase dhe 561 në atë turke. Nga komuna e pranojnë që shkollat nuk kanë kërkuar kompensim nga prindërit për librat e dëmtuar, por shtojnë se është e pamundur që një libër të ruhet 5 vjet, siç parasheh ligji, e të mos dëmtohet.

Përndryshe me projektligjin e ri që është përgatitur, shtëpitë botuese do të mund të marrin pjesë me tekste shkollore tashmë të përgatitura dhe ato do të kenë për obligim t’i shtypin. Teksti i propozuar për ligjin e ri, i cili është përgatitur nga Ministria e Arsimit, është vendosur në Regjistrin Elektronik ENER, dhe siç tha Janevska, opinioni do të mund të japë sugjerime në 20 ditët e ardhshme. Me miratimin e tij do të zëvendësohet ligji aktual i vitit 2008.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments