Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot e shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qenë në vilën e konfiskuar të Radoiçiqit, duke thënë se “kjo ka qenë jeta e një terroristi që ka bërë jetën e një milioneri”.
Haxhiu ka publikuar pamje nga vila e konfiskuar ku e ka vënë theksin te luksi në të cilin ka jetuar Radoiçiqi në vilën në veri të Kosovës.
“Dje publikuam dokumentin e listës se aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Radojçiq, sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Sipas ministres, qytetarët në veri tash janë çliruar nga Radoiçiqi dhe grupi i tij terrorist që kanë punuar për Beogradin.
Haxhiu sot e shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qenë në vilën e konfiskuar të Radoiçiqit, duke thënë se “kjo ka qenë jeta e një terroristi që ka bërë jetën e një milioneri”.
Haxhiu ka publikuar pamje nga vila e konfiskuar ku e ka vënë theksin te luksi në të cilin ka jetuar Radoiçiqi në vilën në veri të Kosovës.
“Dje publikuam dokumentin e listës se aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Radojçiq, sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Sipas ministres, qytetarët në veri tash janë çliruar nga Radoiçiqi dhe grupi i tij terrorist që kanë punuar për Beogradin.
Haxhiu publikon pamje nga vila konfiskuar të Radoiçiqit: Kjo është jeta e një terroristi