7.7 C
Tetovo
E premte, 31 Janar, 2025
BallinaLajmeMinistria ka marrë kompetencat e kryetarit të komunës për menaxhimin e çerdhes,...

Ministria ka marrë kompetencat e kryetarit të komunës për menaxhimin e çerdhes, reagoi Komuna e Vrapçishtit

Komuna e Vrapçishtit ka reaguar ndaj Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë në lidhje me kompetencat e Kryetarit të Komunës së Vrapçishtit rreth funksionimit të çerdhes.

“Ky vendim është marrë në kundërshtim me normat ligjore pozitive dhe përbën ndërhyrje në kompetencat e përcaktuara me ligj të vetëqeverisjes lokale, respektivisht të Kryetarit të Komunës”, reaguan nga Komuna, duke paralajmëruar që do të ndjekin hapat për ‘të eliminuar këtë padrejtësi’.

Ata raportuan që MPSDR-ja i ka marrë kompetencat kryetarit Isen Shabani në lidhje me menaxhimin e institucionit parashkollor “Pranvera” në Vrapçsisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments