3.1 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistria e Shëndetësisë do të hapë procedurë penale ndaj Bekim Sali për...

Ministria e Shëndetësisë do të hapë procedurë penale ndaj Bekim Sali për mosveprim me Spitalin modular

Përgjegjësin do të ketë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali, thonë nga Shëndetësia, pasi ai ka miratuar hapjen e Spitalit modularë, automatikisht ka miratuar pagesën dhe më pas nuk ka vepruar, gjë që i ka shkaktuar borxh.

“Bekim Sali ASNJËHERË NUK E KA NDËRPRERË MARRËVESHJEN, ka marrë dhe ka miratuar spitalin, automatikisht ka miratuar pagesën dhe më pas ka vendosur të mos paguajë, gjë që ka gjeneruar borxh dhe kamatë prej 200 mijë eurosh për qytetarët”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. .

“Pse Bekim Sali gënjeu gjithë opinionin në një konferencë për media? Kështu dëshiron të mbulojë se në fakt nuk ka vepruar për këtë çështje për 8 muaj dhe po përpiqet t’ia kalojë fajin dikujt tjetër?

A e di Bekim Sali se kush ishte ministër kur ndodhi zjarri dhe kush i drejtonte procedurat e prokurimit për spitaljn apo pse ka frikë të përmendë emrat e atyre që ishin në detyrë në atë kohë? Pse dhe çfarë interesi ka ai për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të mbrojtur paraardhësit e tij?

Bekim Sali ka frikë të thotë se cila është kompania që ka ndërtuar spitalin modularë?”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments