Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ) reagoi në, siç thuhet në kumtesë, “sulmet publike të kryetarit të LSDM-së Venko Filipçe, të parashtruara në konferencën e sotme për shtyp, gjatë së cilës ka shprehur një sërë fyerjesh dhe ka publikuar konkludime të papërgjegjshme, me të cilat në bazë tregoi njohje të pamjaftueshme të politikës ndërkombëtare dhe tërësisht i ka anashkaluar elementet thelbësore, të cilat e përbëjnë procesin kompleks gjatë marrjes së vendimeve me rëndësi strategjike dhe globale politike”.
Qartë, thuhet në kumtesë, për LSDM-në më me rëndësi është politika ditore, sesa interesat afatgjate shtetërore dhe përforcimi afatgjatë i pozitës ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Në kontekstin e përmendur, edhe një herë përsërisim se vendimet e paradokohshme lidhur me votimin e shtetit tonë për rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara janë marrë në bazë të një sërë të kontakteve të realizuara diplomatike, analizave të kryera themelore, konsultimeve të zbatuara në vend, harmonizimit me pozitat e përcaktuara të aktorëve ndërkombëtarë me ndikim dhe në koordinim me partnerin tonë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe më me rëndësi, ata e konfirmojnë orientimin strategjik të shtetit tonë ndaj ndërtimit të pozitës stabile dhe të parashikueshme në skenën ndërkombëtare, si dhe përforcimin e marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë”, thuhet në kumtesën e MPJTJ-së.
Me votimin tonë, thuhet, e kemi riafirmuar përkrahjen e fuqishme për Ukrainën dhe kemi shprehur respekt të fortë, solidaritet dhe përgjegjësi ndaj popullit ukrainas dhe përpjekjet e tij për sigurimin e paqes së përhershme dhe mbrojtjes së plotë të integritetit territorial, sovranitetit, pavarësisë, lirisë dhe demokracisë.
Në mënyrë shtesë, kumtuan nga Ministria, këto vendime janë konfirmim për politikën konzistente ndërkombëtare të shtetit, dhe synimi që të jemi partner aktiv, konstruktiv dhe kredibil në proceset e gjetjes së zgjidhjes për sfidat aktuale gjeopolitike, e jo vëzhgues pasiv pa qëndrim të qartë, siç ishte rasti gjatë qeverisë së kaluar të udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja.
“Njëheri, siç edhe vet zotëri Filipçe potencoi, e për këtë flasin edhe aktivitetet dhe vendimet e deritanishme, pikërisht vizitat e shpeshta në nivelin më të lartë politik në SHBA janë konfirmim për angazhimin tonë të fuqishëm për përforcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit bilateral me SHBA-në. Aktivitetet e tilla të përforcuara diplomatike në mënyrë shtesë e konfirmojnë edhe përkushtimin tonë të mëtejshëm në drejtim të harmonizimit të plotë me Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe lidhjes së fuqishme ndaj procesit të integrimit evropian – i cili mbetet një nga prioritetet më të larta të jashtme politike të shtetit”, qëndron në reagimin e MPJTJ-së.