7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistria e Punëve të Jashtme apelon për sjellje të matur dhe dinjitoze...

Ministria e Punëve të Jashtme apelon për sjellje të matur dhe dinjitoze në hapjen e qendrës bullgare në Ohër

Me rastin e paralajmërimit të hapjes së shoqatës së re të qytetarëve në Ohër, si dhe thirrjeve publike për të shprehur protestë kundër saj, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut apelon tek të gjithë qytetarët, grupet politike dhe jopolitike, për sjellje të matur dhe dinjitoze, të bazuar në respektimin e të drejtës së të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, për të ushtruar të drejtën kushtetuese për tubim dhe shprehje të lirë të mendimit.
Maqedonia e Veriut, si një vend demokratik ku liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit janë ngritur në nivelin e vlerës themelore të Kushtetutës dhe shtetësisë, do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve për të shprehur, kultivuar dhe zhvilluar identitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar, si dhe lirinë e besimit, ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes publike të mendimit.
Në këtë kontekst, i lusim të gjitha palët që të përmbahen nga përpjekjet për keqpërdorim me të drejtat dhe liritë e tyre, veçanërisht t’u ikin provokimeve dhe mohimit të të drejtave dhe lirive të të tjerëve.
Kujtojmë që “Levica” ka bërë thirrje për një protestë të madhe për shkak të hapjes së Klubit – Mbreti Borisi I Tretë në Ohër. Kjo parti, përmes degës së Ohrit ka dorëzuar nismë për të ndaluar këtë shoqatë bullgare, që sipas tyre mban emrin e bashkëpunëtorit të Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore.

Protestën e “Levicës” e ka mbështetur edhe lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Për këtë protestë ka pasur reagime edhe nga Sofja zyrtare. Ministri I Jashtëm në qeverinë zyrtare të Bullgarisë, Nikollaj Milkov ka theksuar se çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë pragmatike konform Traktatit të Miqësisë. Sipas tij, nëse emri “Mbreti Borisi I Tretë” është problematike, atëherë Gjimnazi në Shkup që mban emrin “Josip Broz Tito” paraqet problemin edhe më të madh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments