9.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMinistria e Punëve të Brendshme shpalli fletë-arrest ndërkombëtar për Lupço Palevskin, të...

Ministria e Punëve të Brendshme shpalli fletë-arrest ndërkombëtar për Lupço Palevskin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14 vjeçares

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut shpalli fletë-arrest ndërkombëtar për Lupço Palevskin, për veprën rrëmbim dhe vrasje.

“Lupço Palevski, i lindur 12.12.1964, në Shkup kërkohet me fletë-arrest ndërkombëtar për hetimin e veprave penale “rrëmbim” dhe “vrasje” sipas urdhrit XV KO nr. 3047/23  nga Prokuroria Themelore Publike Shkup” thuhet në fletë-arrestimin të publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Lupço Palevski – Pallço është organizator dhe kryerës i dy vrasjeve, të 14 vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, atij janë duke iu ndjekur gjurmët dhe se ai është arratisur bashkë me avokatin e tij në Beograd dhe më pas në Bullgari.

Kujtojmë se Vanja u vra më 27 nëntor, ditën që u rrëmbye.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments