1 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMinistria e Punëve të Brendshme bashkë me Byronë për Siguri Publike gjatë...

Ministria e Punëve të Brendshme bashkë me Byronë për Siguri Publike gjatë një bastisjeje në Haraçinë ka gjetur 14 granata dhe dy këllëfë nga 200 gram TN

Ministria e Punëve të Brendshme bashkë me Byronë për Siguri Publike gjatë një bastisjeje në Haraçinë ka gjetur 14 granata dhe dy këllëfë nga 200 gram TNT. Duke folur për këto bastisje, kryeministri Mickoski njoftoi se nga aksionet e fundit janë shkatërruar disa grupe kriminele të cilat siç tha, periudhën e kaluar kanë qenë të paprekshëm nga pushteti i kaluar. Sipas tij armët e sekuestruara janë të shumta, mjaftueshëm për të çuar në ajër cilindo objekt. Ai sërish siguroi qytetarët se nuk do të ketë destabilizim.

“Vetëm para dy ditëve janë gjetur rreth 200 gram eksploziv të cilat mjaftojnë që të hedhin në ajër çfarëdo objekti publik, të Qeverisë, Kuvendit e kështu me radhë. Granata 40mm, disa pushka automatike moderne. Para kësaj gjithashtu u gjet një arsenal i tillë, i mjaftueshëm që të pajiset një çetë e tërë”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments