“Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund ta pranojë faktin që populli shqiptar ka marrë përsipër pushtetin e tij për ta qeverisur, pas 22 vitesh dështimesh të njëpasnjëshme, keqmenaxhimi dhe korrupsioni masiv”, thuhet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Izet Mexhiti, si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Lëvizjes Demokratike dhe koalicionit VLEN, i ka të gjitha autorizimet nga qytetarët, Ligji dhe Kushtetuta për të menaxhuar institucionet, me kapacitet të plotë dhe me projekte që realizohen për të mirën e qytetarëve në mbarë vendin, dhe jo siç bëri BDI për pasurimin e lidershipit shqiptar dhe të familjeve të tyre.
BDI-ja nuk mund të pajtohet me faktin se Izet Mexhiti në 6 muaj në qeverisje po realizon projekte që as që i kanë menduar për 22 vjet.
Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e kupton prej 22 vitesh që organet qeveritare si ministritë nuk udhëhiqen nga letra të arkivuara, por nga ligjet dhe Kushtetuta. Këtë nuk e mësuan në 22 vjet në pushtet, por tani në opozitë kanë mundësinë të mësojnë si të drejtojnë vendin.
Ne do të vazhdojmë mandatin tonë duke korrigjuar politikat e gabuara 22-vjeçare të BDI-së, të cilat kanë lënë gjurmë në të gjitha institucionet në nivel lokal dhe qendror.
BDI-së opozitare i ka mbetur autoriteti i vetëm për të lejuar personat në listën e zezë amerikane të vazhdojnë të kontrollojnë kanalet e tyre të komunikimit me publikun.
Në fund, sa i përket kompetencave të përmendura nga BDI, i rikujtojmë se kompetencat mbi inspektoratet që iu morën para 10 vitesh, kjo qeveri ua ka kthyer ministrive të ndryshme ku u takojnë, për të cilat BDI asokohe nuk guxonte të thoshte asnjë fjali, nga frika se mos i humbiste përfitimet një grupi njerëzish nga kupola e tyre. “Këto inspektoriate tashmë janë rikthyer në juridiksionin e ministrive, me vendim të qeverisë aktuale”, njofton Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.