8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistria e Mbrojtjes së Kosovës merr në menaxhim pronat e Aeroportit të...

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës merr në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nga sot kanë marrë në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, të cilat i quajtën pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tyre, thuhet se ky hap forcon praninë e FSK-së në regjionin e Llapit dhe Gollakut, duke ofruar siguri shtesë për banorët e asaj ane, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nga sot morën në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, si pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit. Vendosja e ushtarëve të FSK-së në pronat e Aeroportit të Dumoshit në Podujevë është një zhvillim domethënës për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Heroit të Kosovës, strategut dhe inspiruesit të luftës sonë çlirimtare, Komandant Zahir Pajazitit. Ky hap forcon praninë e FSK-së në regjionin e Llapit dhe Gollakut, duke ofruar siguri shtesë për banorët e kësaj ane, mbështetje më të mirë e më të shpejtë për reagime, si dhe për operacione në rast të emergjencave civile”, thuhet në postim.Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ky vendim tregon angazhimin e institucioneve të Kosovës për të fuqizuar kapacitetet ushtarake dhe për të kontribuar në një mjedis më të sigurtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments