4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaKulturëMinistria e Kulturës zbardh shkeljet e drejtorit të saposhkarkuar, Shkodran Tolaj

Ministria e Kulturës zbardh shkeljet e drejtorit të saposhkarkuar, Shkodran Tolaj

Ministria e Kulturës zbardh disa prej shkeljeve që Shkodran Tolaj, i saposhkarkuar nga posti i drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Sipas zv/ministrit të kulturës Sedat Suljemani, të paktën tre shkelje numërohen në kurriz të institucionit nga Tolaj, të cilat kanë rezultuar në prova të mjaftueshme për shkarkimin e tij.

“Në bazë të ankesave të të punësuarve në ansambël, menjëherë filluam hetimin dhe dërguam inspektoratin tek Ansambli dhe Inspektorati gjeti disa shkelje ligjore të cilat penalizohen me shkarkim. Drejtori në fjalë ka keqpërdorur edhe buxhetin e Ansamblit për diku rreth 200 mijë denarë, i ka destinuar pa lejen e Ministrisë së Kulturës që penalizohet me shkarkim. Nuk ka bërë ri-audicion. D.m.th ansambli merr pëlqim 5-vjeçar nga Ministria e Financave ndërsa drejtori e ka obligim ligjor që në çdo tre vjet të bëjë ri-audicion. Këtë së ka bërë drejtori. Dhe kjo është një shkelje që penalizohet me shkarkim, ndërsa shkelja e tretë ka qenë se nuk ka dërguar raport për gjysmë vjetorin e dytë të vitit 2023”, deklaroi Sedat Sulejmani – Zv. Ministër i Kulturës.

Sa i përket kërcënimeve dhe videove në rrjetet sociale, ku Tolaj në mënyrë personale iu bënte mobing të punësuarve të Ansamblit, zv ministri i Kulturës Sulejmani tha se kjo çështje është në dorë të autoriteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Tani kemi vendosur një drejtor të ri, udhëheqës detyre dhe hapi i parë do të jetë që ne të hapim audicionin dhe ata të cilët janë të dëmtuar nga ish drejtori të rikthehen në punë. Më pas do të hyjmë me detajisht për arsye se e dini që dolën video incizime që dolën në rrjetet sociale edhe pse nuk është pjesa jonë të merremi me atë pjesë por është pjesë që duhet të merret Prokuroria sepse ka të bëjë me abuzime dhe mobing”, tha Sedat Sulejmani – Zv. Ministër i Kulturës.

Për çështjen e 33 punonjësve të ansamblit, të cilët mbetën në rrugë pas disa vitesh punë, për shkak të skadimit të kontratave, zëvendësministri Sulejmani tha se pritet që së shpejti të hapet konkurs për ta, por edhe të tjerë që mund të gjejnë veten dhe të konkurrojnë. Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm Shkodran Tolaj, në këtë detyrë është caktuar ushtrues detyre Shkëlqim Jahiu i cili do ta udhëheq ansamblin deri në zgjedhjen e drejtorit të ri të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe. Tolaj, në shkrimet e tij në FB, thoshte se ishte i pritshëm epilogu për të, ndërsa inspektimin e quante si arbitrar. Shkodran Tolaj, edhe vite më parë ishte gjetur me shkelje dhe keqpërdorime, të cilat i zbuloi edhe televizioni ynë ALSAT. Por, asokohe, Ministria e Kulturës i dha atij mundësi t’i korrigjonte shkeljet, duke kaluar pa ndëshkime. Jo vetëm kaq, por Tolaj ironizonte ALSAT, me statusin: “Iu fajkën dritat” duke parë në prapavijë selinë e televizionit. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments