Lidhur me shkrimet nëpër media dhe reagimet e partive politike lidhur me Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Ministria e Kulturës e informon publikun se Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore (DMTK) janë përgjegjëse për mbrojtjen e patundshme dhe të tundshme të trashëgimisë kulturore.
“Ministria e Kulturës e informon publikun se Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore (DMTK) janë përgjegjëse për mbrojtjen e patundshme dhe të tundshme të trashëgimisë kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe institucioni nacional Qendra e Konservimit-Shkup si institucione kompetente, ndër të tjera bashkëpunojnë për aktivitetet lidhur me konservimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore. Në pajtim me Ligjin për shpalljen e Çarshisë së vjetër të Shkupit për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, neni 9, Institucioni Nacional – Qendra e Konservimit-Shkup është përgjegjës për marrjen e masave të mbrojtjes-konservuese për secilin aktivitet në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jep miratim bazuar në kushtet konservative të dhëna më parë nga ana e institucionit nacional Qendra e Konservimit-Shkup si një pjesë e dokumentacionit teknik.
Në përputhje me raportet e mara nga IN Qendra e Konservimit – Shkup, si institucion kompetent nën Ministrin e Kulturës, si dhe të DMTK, në rastin konkret janë të ruajtura të gjitha procedurat të vërtetuara me ligj për shpalljen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë. Realizimin e punimeve të mbrojtjes së drejtpërdrejt së trashëgimisë kulturore të Çarshisë së Vjetër të Shkupit realizohet në përputhje me standardet e mbrojtjes”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës.